Një person i ngjashëm me Brad Pitt ka zbuluar se si është të ngjash me yllin e Holliwood-it, duke përfshirë dhe pjesën se sa i dëshiruar është nga gratë.  

Nathan Meads, 35 vjeç, jeton në Oksford, ku ai kombinon punën e tij si një punonjës i tokës me të qenit një ‘imitues’ me kohë të pjesshme i Brad Pitt.

Babai i dy fëmijëve, i divorcuar,  filloi ta merrte seriozisht këtë pjesë 3 vite më parë, pasi u tha në mënyrë të përsëritur se ai ka një ngjashmëri të çuditshme me aktorin e famshëm.

Falë pamjes pothuajse identike, Nathan tani nxjerr një pjesë të mirë të parave nga fytyra e tij dhe ka dale në festa me persona të famshëm, përfshirë Rio Ferdinand dhe Ricky Hatton.

“Miqtë e mi filluan të më flisnin për ngjashmërinë time me Brad Pitt kur isha 20 vjeç. Për 10 vjet të gjithë e kanë vënë në dukje këtë aspekt. Unë kurrë nuk kam bërë asgjë për t’u dukur si ai. Me kalimin e kohës, kjo ngjashmëri është bërë gjithmonë diçka më e natyrshme“.

Pavarësisht se kjo ngjashmëri e ka bërë atë të njihet në rrjetet sociale, ai shprehet se ky fakt e ka bërë jetën e tij shumë problematike.

“Ka shumë gra që e kalojnë ditën duke më shkruar ose duke më telefonuar me video në Instagram sepse nuk besojnë se mund të ekzistoj vërtet. Disa besojnë se po mashtroj dhe se llogaria është e rreme.“, tha ai.

 

Nathan gjithashtu ka marrë pjesë në disa sfilata të modës në Londër, ku ai u njoh me supermodele dhe yje.

Në një rast të veçantë, ai ishte ftuar në restorantin Rosso të Rio Ferdinand.

Nathan tha: 'Rio më futi në listën e të ftuarve specialë.’

"Sapo hyra brenda, Jason Grimshaw  bërtiti ‘o Zot, është Brad Pitt’ dhe të gjithë u kthyen dhe filluan të më kërkojnë fotografi.”

Epo le të themi që qenka një ‘imitim’ i cilësisë së parë.