Fjolla Morina u arrestua nga policia disa javë më parë në një nga lokalet në Prishtinë. Dënimi, sipas gjykatës së Prishtinës, është vendosur me 6 vite burg, në mungesë, për veprën penale ‘trafikim të lëndëve narkotike’.

Gjykata e Prishtinës mori vendimin që këngëtarja të mbahet në paraburgim për 40 ditë deri në një vendim të radhës, derisa të bëhet ekstradimi në Shqipëri, meqenëse këngëtarja kërkohet nga autoritetet shqiptare.

Megjithatë, edhe pse e ndjekur nga policia e në arrati, nuk ka reshtur së postuari edhe disa prej momenteve më të bukura të jetës.

Megjithatë, sot, një foto e postuar nga bashkëshorti i saj Fisnik Syla, ngriti dyshimet se Fjolla Morina mund të ketë dalë nga burgu.

Vajza e saj e vogël Alayah feston 6-vjetorin e lindjes dhe Fisniku ka postuar një foto me vogëlushen dhe me Fjollën në krah të tij.

Nuk dihet nëse kjo është një foto e hershme e të treve apo Fjolla Morina ka dalë nga burgu për t’iu bashkuar gëzimit të vogëlushes së saj.

Kujtojmë që çifti e ka bërë lidhjen publike në dhjetor të vitit të kaluar.