Kylie Jenner ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me reperin Travis Scott, pas disa javësh dyshimesh nga fansat.

Kylie e konfimoi lajmin përmes një videoje emocionuese, e cila nis me momentin kur ajo e zbulon që është shtatzënë.  

Thuhet se ajo është në pritje të një djali, por vetë Kylie nuk ka konfirmuar ende asgjë. Në videon e publikuar nga vetë Jenner shihen të gjitha vizitat që ajo ka bërë tek mjeku, ekot e bebit, reagimi i Kris Jenner kur merr vesh për shtatzëninë e të bijës dhe nuk mund të mungonte as Travis Scott.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylie ? (@kyliejenner)

Pamjet gjithashtu kapin momentin kur ajo i dha lajmin nënës së saj, Kris Jenner.

Kim Kardashian tha se po "Qante !!!" ndërsa Kourtney Kardashian komentoi: "Të qash për këtë gjë është kaq e bukur motra ime e bekuar me një engjëll".
 
Jenner dhe Scott, filluan të takohen për herë të parë në 2017-ën, dhe Stormi që ‘mbërriti’ në familje në vitin 2018 .
 
Thuhet se ata u ndanë në vitin 2019 dhe u bashkuan sërish në fillimin e këtij viti.