Gigi Hadid u shfaq në Met Gala 2021 dhe dukej mahnitëse e veshur me Prada. Po ajo që ra në sy ishte se modelja kaloi e vetme në tapetin e kuq - pavarësisht spekulimeve, ose më saktë shpresës së fansave, se i dashuri i saj Zayn Malik do të ishte i pranishëm.

Pra, ku ishte Zayn? Ai nuk e ka shpjeguar mungesën e tij, por më parë ka thënë se Met nuk është aspak për të. Deklaratën e ai e bëri dikur në një intervistë me GQ.

"Nuk është diçka në të cilën do të shkoja," tha ai. "Më mirë të ulem në shtëpinë time, të bëj diçka produktive, sesa të vishem me rroba të shtrenjta dhe të fotografohem në një tapet të kuq ... të mburrem ‘Më shikoni, ai në tapetin e kuq jam unë’! Kjo nuk është për mua."

Zayn mori pjesë në Met Gala një herë në vitin 2016, me Gigi-n, por prej asaj kohe nuk është shfaqur më dhe duket se nuk ka ndërmend ta bëjë as në të ardhmen.

Megjithatë, komentet e Zayn kanë çuar në mënyrë të pashmangshme në spekulime se ai është përjashtuar nga Met Gala, nga Anna Wintour. Në fakt, nuk do të ishte çudi dhe as nuk do të ishte i vetmi. Tina Fey nuk është ftuar më në Met Gala që kur e sulmoi atë te David Letterman, duke e quajtur ngjarjen një "paradë të turpshme".