Kim Kardashian i është kundërpërgjigjur kritikave për veshjen nga Balenciaga në Met Gala.

Veshje e cila shkaktoi reagime të shumta në rrjet, ku nuk munguan as memet qesharake.

E mbuluar plotësisht (përfshirë fytyrën e saj), veshja në ngjyrë të zezë, e errësoi Kim nga koka deri te këmbët, me pjesën e vetme të dukshme të trupit të saj që ishte një bishti i flokëve.

E gjithë veshja lë vend për interpretime të ndryshme, por Kim s'e mbylli me aq, duke dhënë një tjetër shpjegim për veshjen.

"Për dikë që është kritikuar dhe përfolur gjithnjë si shumë seksuale, Kim tregoi se ajo mund të mbulojë çdo centimetër të lëkurës së saj dhe sërish njerëzit do të gjejnë diçka për ta kritikuar dhe vënë në lojë."- shkruan një fans në Twitter dhe Kim e riposton në Instastory.

Përsa i përket meme-s së famshme me Kendall-in, Kim shkruan:

"Kendall po thërriste emrin tim dhe unë s'po e dalloja dot kush ishte, por e kuptova vetëm nga xixat e fustanit të saj."