Prej momentit që kemi parë kastin, mezi e kemi pritur serialin Humans Of Tirana (H.O.T), të Ermal Mamaqit dhe Dritan Huqit si bashkëproducent. Seriali me regji të Bjordi Mezinit ka bërë bashkë disa emra të njohur të skenës dhe showbizit, si Kastriot Çaushi, Monika Lubonja, Amos Zaharia, Inis Gjoni, Klea Huta, Jonida Vokshi, Irgen Çela, Megi Pojani, Ana Lika, Erblin Bajko etj.

Prezantimi i H.O.T është bërë mbrëmjen e së enjtes, ndërsa tani ka edhe një datë të saktë se kur do të fillojë dhe ku do të mund ta shohim. Seriali do të nisë transmetimin nga 24 tetori, çdo të diel në orën 20:00 në ekranin e Tv Klan.

“Humans of Tirana” do të ketë pak nga të gjitha, duke nisur nga intrigat, drama dhe komedia. Ermal Mamaqi ka zbuluar gjatë prezantimit të filmit se ka nisur puna edhe për një sezon të dytë e të tretë.