Përkrahësit e Nicki Minaj marshuan në selinë e Atlantas të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) - duke brohoritur se ylli i popit tha të vërtetën me komentet e saj në lidhje me vaksinat kundër COVID.

Disa protestues bërtitën përmes një altoparlanti në mbrojtje të deklaratës së Minaj për vaksinat, e cila tha se shoku i një kushëriri të saj kishte mbetur impotent dhe me enjtje testikujsh, pasi kishte marrë dozat.

“Nicki më tha të vërtetën! Fauci më gënjeu!” dëgjohej të thoshte turma, duke iu referuar ekspertit të sëmundjeve infektive të Shtëpisë së Bardhë Dr. Anthony Fauci, i cili tha këtë javë se nuk ka asnjë provë që mbështet pretendimet e Minaj.

Drejtuesit e protestës thanë për CBS46 se ata i besuan fjalës së reperes më shumë se asaj të zyrtarëve të CDC dhe Fauci-t.

Ministri i shëndetësisë në Trinidad dhe Tobago - ku jeton shoku i kushëririt të Minaj - është ankuar se ata humbën shumë kohë duke u marrë me pretendimin e rremë, duke qenë se nuk kishte pasur asnjë raportim për enjtje testikujsh.

Dr. Neetu Abad, një shkencëtar dhe ekspert dezinformimi, tha se CDC “po sigurohet që njerëzit të marrin këshilla nga profesionistë të besuar të kujdesit shëndetësor" dhe këmbënguli se vaksinat kundër COVID janë të sigurta dhe efektive, dhe ato nuk ndikojnë në pjellorinë e burrave apo grave.

LEXONI EDHE:

Nicki Minaj thirret nga Shtëpia e Bardhë pas deklaratës së fortë për vaksinat