Nuk është hera e parë që spekulimet për një ndarje të çiftit të njohur të serialeve kanë bërë zhurmë në rrjet, por këtë herë fotoja e postuar provon të kundërtën për raportin e tyre.

Shumë prej mediave të huaja, një vit më parë e përfshinë çiftin në titujt rozë. Dyshohej se çifti ishte ndarë, ndonëse jetonin të dy në të njëtin shtëpi edhe për shkak të dy fëmijëve.

Ata nuk donin ta bënin publike, por nuk janë më çift. Për hir të fëmijëve, ata jetojnë në shtëpinë e tyre në Miami, por flenë në krevate të ndarë”,- ka thënë një burim i afërt me çiftin për ‘Tv Notes’.

Me sa duket, çifti është rikthyer sërish bashkë dhe këtë e kanë vërtetuar në eventin “Billboard de la musica latina”. William dhe Elizabeth janë shfaqur bashkë dhe kanë ndarë një foto në Instagram, pas së cilës fansat kanë shpërthyer.

Shkëlqe zemër, shkëlqe”,- ka shkruar Elizabeth në foton e publikuar dhe pas kësaj, bien poshte të gjitha lajmet dhe spekulimet.