Aurela Hoxha është një prej personazheve të njohur që mund t’ua përforcojë të gjithëve idenë se, nëse do ta mbash të fshehtë jetën private, mund t’ia dalësh. Me gjithë kureshtjen e publikut shqiptar, por edhe ndjekësve në rrjetet sociale, modelja e njohur shqiptare vijon ta jetojë dashurinë disavjeçare dhe, prej disa muajsh tashmë edhe mëmësinë, në privatësi të plotë.

Pasi u bë nënë, Aurela i habiti të gjithë ndjëkësit që u prezantuan krejt papritur me fëmijën e saj të parë. Edhe pas kësaj, partneri vijonte të ishte mister për të gjithë rrjetin.

Deri në këtë çast…. Aurela ka vendosur, më në fund, të zbulojë portretin e njeriut të zgjedhur të zemrës.

Mes disa fotove të fundit në Instagramin e saj, vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr fotoja me partnerin, portretin e të cilit Aurela ka vendosur të mos e mbajë më sekret.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela)

Dy prindërit e rinj, nga sa duket, e kanë lënë për pak kohë vogëlushin e tyre dhe i kanë kushtuar njëri-tjetrit më shumë vëmendje. Pak nga ky çast, Aurela ka vendosur ta ndajë edhe me publikun e saj dhe, nga komentet e ndjekësve, rezulton që ka bërë shumë mirë, apo jo?