Para pak kohësh Prive, zbuloi se MC Kresha do të bëhet baba për herë të dytë. Kresha dhe Erzina ende nuk kanë bërë të ditur asnjë detaj rreth pritjes së ëmbël.

Por një tjetër lajm ekskluziv vjen për gjininë e bebit. Sipas Prive, çifti është në pritje të një djali.

Kresha dhe Erzina u martuan në dhjetor të 2019-ës. Megjithëse ishte menduar të ishte një dasmë tërësisht private, reperi i njohur nuk ia doli të ruante gjithçka në privatësi të plotë.

Një vit e pak muaj më parë, reperi Mc Kresha u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Erzina solli në jetë një vajzë, të cilën e quajtën Iza.

Kresha dhe Erzina e kanë mbajtur vogëlushen shumë larg rrjeteve sociale. Fotoja e saj e parë u publikua nga Prive.al gjatë festës së ditëlindjes së saj të parë