Nëse keni menduar se ngjyrat e sezonit të vjeshtës dhe dimrit janë ato neutrale, gaboheni, sepse Vjeshtë/Dimër 2021 është i mbushur me ngjyra.

Ne jemi mësuar të shohim artikuj kryesor si pallto dhe triko me ngjyra të kuqe të thellë, kafe të errët dhe gri. Neonet dhe pastelët zakonisht rezervohen për pantallona të shkurtra dhe funde të pranverës. Por këtë sezon, “rregullat” kanë ndryshuar dhe pastelët dolën si trendi i papritur i ngjyrave të vjeshtës.

Këtë sezon, ne po shohim xhupa, triko, kapele dhe doreza në blu pudër, të verdhë të butë, rozë blush dhe ngjyra të tjera pastel! Sigurisht, ngjyrat e zakonshme të vjeshtës (e kuqe e theksuar dhe jeshile smeraldi) janë akoma shumë të pranishme në koleksionet e vjeshtës, por mbizotërimi i ngjyrave pastel është diçka që nuk mund ta kishim parashikuar.

Më poshtë kemi përmbledhur tendencat më të mëdha të ngjyrave që do të shihen këtë sezon.

Rozë ‘blush’

E verdhë e butë

Blu pudër

Lejla pastel

E kuqe flakë