Aktori amerikan James Michael Tyler, i cili është njohur më së shumti nga roli si Gunther në serialin Friends, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare.

“Tyler ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e tij në Los Anxhelos të dielën në mëngjes”, thuhet në një deklaratë nga menaxherja e tij.

“Nëse e keni takuar një herë, e keni bërë një shok për gjithë jetën”, shtoi ajo. "Ai ka lënë pas gruan e tij, Jennifer Carno, dashuria e jetës së tij."

Tyler u diagnostikua me kancer të avancuar të prostatës në vitin 2018, i cili më vonë u përhap në kockat e tij.

"Duke dashur të ndihmojë sa më shumë njerëz të jetë e mundur, ai tregoi me guxim historinë e tij dhe bëri një fushatë ndërgjegjësuese për njerëzit me prostatë" tha menaxherja i tij.

James njihet si Gunther, kamerieri dhe menaxheri në kafenenë e serialit, Central Perk.

Ai ishte i dashuruar me personazhin e Jennifer Aniston, Rachel, gjatë gjithë serialit, e cila gjithashtu punoi atje si kamariere në sezonet e hershme të shfaqjes.