Jessie J ka njoftuar ndarjen nga i dashuri, Max Pham.

Këngëtarja ka ndarë një mesazh emocionues me fansat.

Ajo shpjegoi: “Unë dhe Max kemi qenë vetëm miq për një kohë. Asgjë dramatike nuk ndodhi. Kështu që ju lutemi mos reagoni shumë.

“Ai është një njeri i mahnitshëm. Ne të dy kemi shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Thjesht nuk ishte ndjenjë romantike. Kështu që vendosëm të jemi miq.”

Ajo shtoi: "Arsyeja e vetme që dua të bëj këtë mesazh është se nuk dua që njerëzit të jetojnë me të kaluarën time."

Jessie dha më shumë detaje përsa i përket këngës që pritet të nxjerrë së shpejti, teksti i së cilës i dedikohet një ndarjeje.

“Kënga e parë ka të bëjë me të qenit në një lidhje dhe dikush thjesht e hedh poshtë atë. E dini, kur kaloni një ndarje dhe dikush thotë, ‘OK, mirupafshim’.- u shpreh ajo.