Sapo ka nisur moti të ftohet, kanë nisur njëkohësisht edhe pulovrat e ndryshme, me propozimet e markave më të njohura.

Koleksionet e reja të pulovrave janë vërtet të parezistueshme. Ashtu si këpucët, edhe me pulovrat nuk ndihesh kurrë i ngopur.

Këtë vit, propozimet janë të paimagjinueshme. Pavarësisht nëse keni një siluetë të hollë ose jo, modelet janë jo vetëm të guximshme, por edhe klasike – nga ato që të tërheqin që në momentin e parë.

Mund t’i kombinoni me këmisha, por edhe me opsione të tjera komode gjatë gjithë kohës. Hidhuni një sy pulovrave të zgjedhura për këtë zezon dhe mbani parasysh të rezervoni të preferuarën tuaj para se të zhduken.

Modelet e propozuara janë fantastike si për fundjavë, ashtu edhe për punë, ndaj mendojeni si një investim të zgjuar për kohën e ftohtë.