Meta, kompania e mediave sociale që mbulon Facebook and Instagram do të fshijë reklamat sensitive që synojnë grupe të lidhura me racën dhe politikën. Meta do t’ju targetojë bazuar në gjininë, vendndodhjen dhe moshën, duke kërkuar kështu të jetë më pak problematike.

Sipas një postimi të kompanisë, reklamat që përdorin të dhëna të detajuara si raca, etnia, besimet fetare, preferencat politike, orientimin seksual, shëndetin etj, po bllokohen.

Kemi dëgjuar shqetësime nga ekspertët që targetimi në bazë të këtyre të dhënave do të çonte që njerëzit të arrinin në eksperienca të këqija”,- tha zëvëndëspresidenti i Meta për marketingun dhe reklamimin.

Meta thekson se targetimi i detajuar nuk lidhet me karakeristikat fizike apo zgjedhjet personale. Ato janë në bazë të asaj që reklamuesit mendojnë se u intereson. Kompania po planifikon të fshijë të gjitha targetimet që ngjallin diskriminim dhe shkaktojnë shqetësime mendore dhe emocionale.

Arsyeja për këtë ndryshim të papritur lidhet me mbrojtjen e shëndetit mendor. Nëse e shikojmë më në thellësi, Meta po përgatitet për rezultatin e përpjekjeve të Europës për të formuar rregullatorë që përjashtojnë dhe ndalojnë reklamimet bazuar në ndjekje.

Kemi shqetësime nga ekspertët që këto mënyra mund të targetimit mund të përdoren në mënura të tilla që krijojnë përvoja negative për njerëzit”,- tha Graham Mudd, zv.president i marketingut të produktit në Meta.