Link Stickers iu shtuan Instagram-it në gusht, për t’ju lejuar të përfshini hiperlinks në Stories në formën e stickers, duke zëvendësuar Swipe Up, që ishte mënyra se si përdoruesit e Instagramit mund të lidheshin më parë me faqet e jashtme të internetit nga Stories e tyre.

Shtimi i linkeve ka qenë deri më tani një funksion i kufizuar në llogaritë e verifikuara ose llogaritë me një numër ndjekësish 10 mijë e sipër.

Ndërsa tani ky opsion do të jetë i disponueshëm për të gjithë në platformë.

Sipas rrjetit social, Link Stickers janë të dobishme për këdo, nga bizneset që lidhen me produktet e tyre deri tek aktivistët që lidhen me burimet e jashtme. Instagram pranoi se çdokush mund të përfitojë nga ndarja e linkeve për t'u angazhuar me ndjekësit e tyre. Ai gjithashtu thotë se llogaritë që shpërndajnë vazhdimisht dezinformata ose gjuhë të urrejtjes do të humbasin aksesin.

Kur njoftoi funksionin e Link Stickers në qershor, Instagram theksoi se ato janë vetëm për postimet e Stories.