Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, në moshën 46-vjeçare, Hueyda El Saied. Mësohet se Hueyda vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa kohësh, edhe pse nuk foli kurrë për sëmundjen. Miqtë e afërt të saj kanë reaguar në rrjetet sociale për të ndarë ngushëllimet dhe hidhërimin e thellë.

Hueyda ishte nëna e një djali 6-vjeçar, të quajtur Gabriel. Ajo kurorëzoi me martesë dashurinë me Thierry Grosjean në dhjetor të vitit 2020.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hueyda El Saied Grosjean (@hueyda_artwork)

Në korrik të këtij viti, Hueyda ndau lajmin e madh se Thierry kishte birësuar djalin e saj Gabriel dhe tani kishin familjen që gjithmonë kishte ëndërruar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hueyda El Saied Grosjean (@hueyda_artwork)

Hueyda do të mbahet mend si një showgirl që bëri për vete gjithë publikun shqiptar me thjeshtësinë dhe ëmbëlsinë e saj. Veç prezantimit, El Saied këndonte, ishte spikere lajmesh, balerinë dhe piktore, duke e postar artin e saj në faqen e Instagramit hueyda_artwork dhe hueyda_paintings.

Revista Class u jep ngushëllimet familjarëve për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme.