Ju ka ndodhur që gjatë dimrit, edhe pse mund të keni një peshë trupore normale, me gjithë ato shtresa veshjeje mund të dukeni si një thes. Ndërsa mikesha juaj duket e mrekullueshme, e hollë, elegante dhe veshur ngrohtë.

Kush është sekreti i saj?

1. Vishni të brendshme termike që përshtaten pas trupit tuaj, janë të ajrosura mirë, por gjithashtu ju izolojnë aq mirë pa krijuar masë shtesë. Ju mund të kaloni me një ose 2 shtresa veshjesh një dimër të ftohtë. Sa më pak shtresa të vishni, aq më të holla dukeni.

2. Nëse do të vishni një fustan apo fund, bëni këmbët tuaja të duken më të holla duke veshur çorape leshi. Zgjidhni një ngjyrë të zezë ose një ngjyrë shumë të errët, për atë efekt dobësimi.

3. Vishni më pak shtresa të bëra nga pëlhura më të ngrohta. Dimri është koha e kashmirit. Vishni materiale leshi ose mëndafshi në vend të shtresave të trasha të pambukut.

4. Vishni pallto që lejojnë të kuptohen linjat tuaja. Një pallto shumë e gjerë ka nevojë për një rrip, për të theksuar belin tuaj. 

5. Mbani gjithnjë shall kashmiri. Shallin e kashmirit në dimër e krahasojnë shpesh me një gjerdan në verë, sepse përveçse ju bën të dukeni shkëlqyeshëm, ju mban dhe ngrohtë.

6. Nëse vishni një xhup ose pallto të gjerë, sugjerohet gjithnjë ta kombinoni me këpucë me platformë ose me këpucë me taka, por kjo në varësi të vendit ku do të shkoni.