Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel, më datën 28 nëntor, ku të gjithë kujtojnë Shpalljen së Pavarësisë të vendit tonë para 109 vitesh, me një urim dhe mesazh të veçantë.

Ai ka publikuar në Facebook tre foto ku duken dy medalje, njëra me portretin e Ismail Qemalit dhe tjetra me logon e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, që sot do të nisë punimet në këtë datë të veçantë për Vlorën dhe Shqipërinë.

“MIRËMËNGJES GËZUAR 28 NËNTORIN”, shkruan Rama.