Të gjithë kanë qëllime të mira kur zgjedhin ushqime të shëndetshme dhe kjo nuk ka diskutim. Por nëse ha diçka në mënyrën e gabuar, rrezikon të mos i marrësh të gjitha vlerat ushqimore siç i përmbajnë ushqimet, ose mund të marrësh më shumë kalori se sa trupi yt ka nevojë.

Këtu janë 5 ushqime të shëndetshme, që ndoshta mund të jesh duke i ngrënë në mënyrë të gabuar.  

Patatet e ëmbla

Janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë, po ashtu të pasura me antiinflamatorë, por patatet e ëmbla nuk mund të jenë gjithmonë kaq të shëndetshme. Të skuqura, ato mund t’i humbasin këto vlera ushqimore, sepse u shtohet yndyra dhe kaloritë. Të ziera është varianti më i mirë për t’i konsumuar, ose një pure më pak gjalpë do të ishte zgjidhja ideale.

Gjalpi i kikirikut

Po ashtu, një burim i pashtershëm me proteina, gjalpi i kikirikut është një nga ushqimet që rekomandohet si mjaft i shëndetshëm. Por nëse zgjedh një fetë bukë me gjalpë kikiriku pasditeve, duhet të shmangësh sheqerna të tepërta ose yndyra të tjera shoqëruar me të, sepse bashkimi i tij me yndyra të tepërta dhe sheqerna mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.

Fasulet

Të pasura me proteina dhe fibra, fasulet kanë shumë pak yndyrë, kështu që janë gjithmonë një mënyrë mjaft e mirë për një dietë të shëndetshme. Por një problem më vete janë fasulet e paketuara. Këto lloj fasulesh gjysmë të gatshme kanë përmbajtje kimike jo të vogël dhe shpesh bëhen të rrezikshme për shëndetin, aq sa çojnë edhe deri në kancer apo sëmundje të tjera të zemrës. Po ashtu, fasulet e konservuara kanë përmbajtje të lartë kripe, ndaj edhe me të duhet të kesh shumë kujdes. Zgjedhja ideale – fasulet natyrore.

Frutat e thata

Kur ke nevojë për të ngrënë diçka të shpejtë, frutat e thata janë një mënyrë e shëndetshme për të shuar urinë, si dhe për të rritur nivelin e sheqerit. Por gjithmonë nëse sasia e sheqerit nuk është e tepruar. Sigurohu që kur të zgjedhësh fruta të thata, të mos kenë sasi të shtuar sheqeri. Ndonjëherë mund të kërkosh thjeshtë fruta të thata, por e mira është të kontrollosh etiketën për të parë nëse ka sheqer të shtuar.

Molla

Një mollë është zgjidhja më e mirë pas një pushimi në punë, sepse është e ëmbël, ka lëng dhe mjaft e pasur me fibra. Pjesa më e madhe e vitaminave si A dhe C, por edhe lëndë të tjera ushqyese gjenden në lëkurën e mollës, kështu që nëse e qëron, atëherë ajo do t’i humbasë të gjitha lëndët ushqyese. Po ashtu, kujdesu që të zgjedhësh mollë sa më të freskëta.

Brokoli

Shumë njerëz nuk e kanë mësuar stomakun me brokoli dhe e kanë të vështirë konsumin e tij. Megjithatë, brokoli i zier mund të jetë një mënyrë tradicionale, por edhe më e shëndetshmja, pasi i ruan të gjitha vlerat ushqimore që përmban. Një këshillë: jo të zier shumë, vetëm me avull, për disa minuta, sa për ta zbutur dhe pa ia larguar ngjyrën e gjelbër.