Duket se ky qenka viti i lajmeve të mëdha! Pasi Paris Hilton kurorëzoi me martesë dashurinë e saj, një tjetër personazh po aq i njohur i atij brezi ka bërë një hap të rëndësishëm në jetën e saj. Lindsay Lohan është fejuar me të dashurin e saj Bader S Shammas. Lajmin e ka dhënë vetë aktorja në një postim në Instagram.

Ylli i Hollivudit ndau lajmin me 9.7 milionë ndjekësit e saj dhe postoi 3 foto përkrah Bader.

“Dashuria ime. Jeta ime. Familja ime. E ardhmja ime,” -shkroi ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lindsay Lohan (@lindsaylohan)

Postimi i Lohan u mbush me urime nga fansat, por edhe nga shumë personazhe të tjerë të famshëm.

Nga sa dihet deri tani, Lindsay dhe Bader janë bashkë prej 2 vjetësh dhe duket se janë kokë e këmbë të dashuruar.

Madje, edhe jeta profesionale e Lohan duket se i është rikthyer ditëve të arta, duke qenë se ajo ka filluar të aktrojë sërish.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lindsay Lohan (@lindsaylohan)