Pas videos ku shprehej se dëshiron të bashkojë sërish familjen e tij, reperi Kanye West bëri gjithashtu një postim të papritur në Instagram. West ndau me 9.5 milionë ndjekësit e tij një artikull nga TMZ, që përfshinte një foto bardh e zi të tij dhe Kim duke u puthur dhe etiketoi si median ashtu edhe Kardashian, e cila kohët e fundit ka qenë duke dalë me Pete Davidson.

Por sipas një burimi pranë Kardashian, këto lutje publike nga ana e Kanye-s nuk kanë bërë asnjë ndryshim në procedurat e divorcit.

“Asnjë gabim për këtë, Kim nuk do të kthehet me Kanye-n. Kim nuk i ka dhënë Kanye-s asnjë tregues se ajo dëshiron të rikthehen”, tha burimi për Hollywood Life. “Kim tashmë i ka thënë Kanye-s se martesa e tyre mori fund muaj më parë kur ajo bëri kërkesë për divorc.”

Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga West në shkurt pas gati 7 vitesh martesë dhe pas muajsh thashetheme për krizën në çift. Që atëherë, ajo dhe reperi kanë qenë prindër të përkushtuar për katër fëmijët e tyre, North (8), Saint (5), Chicago (3) dhe Psalm (2).

"Ajo dhe Kanye madje ndanë miqësisht shumicën e aseteve të tyre, duke përfshirë shtëpinë e tyre," shtoi burimi. "Kanye madje ishte i kënaqur me situatën e bashkëprindërimit që ata kishin zgjidhur."

Tani Kim është duke shijuar romancën e re me Pete Davidson, për të cilën, natyrisht, West nuk është aspak i kënaqur.

“Vetëm kur Kanye pa se Kim po vazhdonte jetën, ai vendosi që ai dhe Kim do t'i zgjidhnin gjërat, por është tepër vonë për këtë dhe nuk funksionon kështu,” thotë burimi. “Kanye është shumë i shqetësuar, sepse ajo po shoqërohet me Pete, duke qenë se atij nuk i pëlqen Pete dhe kjo dihet. Pra, fakti që Kim filloi të shoqërohej me Pete e shqetësoi Kanye-n në përgjithësi dhe tani që ai e sheh se ajo po kënaqet vërtet me të.”

Epo, duket se një rikthim mes çiftit vështirë të ndodhë.