Bradley Cooper ka zbuluar se është kërcënuar me thikë, në një metro të NYC-së gjatë rrugës për të marrë vajzën e tij, Lea, në 2019-ën.

“Unë ecja nëpër qytetin e Nju Jorkut gjatë gjithë kohës me këto kufje - kjo ishte para pandemisë - isha në metro në 11:45 për të marrë Lea-n në qendër të qytetit në shkollën ruse dhe aty ndodhi”, tha aktori 46-vjeçar.

“Ishte goxha çmenduri. Aty e kuptova se e kisha tepruar duke ecur rehat nëpër qytet.”

Bradley vazhdoi: “Roja ime ishte pushim… Thjesht po ecja deri në fund të metrosë. Ndjeva se dikush po vinte. Mendova, 'Oh, ata duan të bëjnë një foto ose diçka tjetër.' Kur u ktheva pashë dikë me një thikë.”

Aktori i "A Star Is Born" e përshkroi armën si një "thikë të bukur" me "disa histori" pas saj.

“Nuk e mbaj mend çfarë muzike po dëgjoja në ato momente. Shikoja sytë e personit dhe jam çuditur se sa i ri ishte,"-tha ai.

Pavarësisht se është mësuar të mos vrapojë kurrë nëse dikush i afrohej me armë, ylli i "Hangover" instinktivisht nxitoi për të dalë nga stacioni.

“Vrapova, u fsheha rreth hyrjes së bardhë të metrosë me pllaka dhe nxora telefonin,” tha ai. “. I bëra një foto. Pastaj ika drejt shkallëve. Ai filloi të vraponte në 7th Avenue. I bëra edhe dy fotografi të tjera.”

Më pas, Cooper thirri dy oficerë policie aty pranë për t'u treguar atyre se çfarë ndodhi.

Ata më pyetën: 'a je goditur me thikë', unë ju përgjigja: 'jo, jo jam mirë', polici vazhdoi: 'mund të jesh goditur dhe nuk e kupton, se pas sulmeve me thikë njerëzit mund të kalojnë në shok.'

"Unë pashë nëse ai kishte të drejtë ... Dhe pastaj u ktheva në metro dhe mora vajzën time."

Cooper ndan vajzën e tij 4-vjeçare, Lea De Seine, me ish-partneren e tij prej shumë kohësh, Irina Shayk. Ata qëndruan bashkë për katër vjet përpara se të ndaheshin në vitin 2019.

Cooper ndan vajzën e tij 4-vjeçare, Lea De Seine, me ish-partneren e tij prej shumë kohësh, Irina Shayk. Ata qëndruan bashkë për katër vjet përpara se të ndaheshin në vitin 2019.