Apple publikoi sot listën e shumëpritur vjetore të aplikacioneve dhe lojërave më të mira në iPhone, iPad, Mac, Apple TV dhe Apple Watch.

Këtë vit, prodhuesi i aplikacionit për fëmijë Toca Boca fitoi iPhone App të Vitit me “Toca Life World”, kurse “League of Legends: Wild Rift” është iPhone Game e vitit (Loja e Vitit për iPhone).

Fitues të tjerë përfshijnë:

iPad App of the Year “LumaFusion” nga LumaTouch;
iPad Game of the Year “MARVEL Future Revolution” të Netmarble;
Mac App of the Year “Craft” të Luki Labs Limited;
Mac Game of the Year “Myst” nga Cyan;
Apple TV App of the Year “DAZN” nga DAZN Group;
Apple TV Game of the Year “Space Marshals 3” nga Pixelbite;
Apple Watch App of the Year “Carrot Weather” nga Grailr;
Apple Arcade Game of the Year: “Fantasian”, nga Mistwalker.
Zakonisht, fituesit e çmimit përfaqësojnë hyrjet e reja në App Store, ata që kanë shfrytëzuar teknologjitë Apple në mënyrë interesante apo ata që kanë fituar një vëmendje të veçantë gjatë vitit. Për shembull, fituesit e çmimit të vitit të kaluar reflektonin se si ka ndikuar pandemia në botën e aplikacioneve, ku aplikacioni për ushtrime brenda shtëpisë “Wakeout!” fitoi çmimin e Aplikacionit të Vitit për iPhone, kurse “Zoom” fitoi për iPad.

Por Aplikacioni i Vitit për iPhone “Toca Life World”, është një zgjedhje interesante për një arsye tjetër. Krijuesi i saj Toca Boca, në marsin e këtij viti festoi 10-vjetorin. Që nga koha e lançimit të aplikacionit të saj të parë, kompania ka vijuar të krijojë më shumë se 40 aplikacione të tjera për fëmijë, – ose si Toca Boga pëlqen t’i cilësojë – lodra dixhitale. “Toca Life World” është kulmi i kësaj pune.

Zgjedhja shërben edhe si një kujtesë në një vit në të cilin kanë ndodhur shumë ngjarje dhe trazira në Apple Store, ku zhvilluesit po ndërtojnë një aktivitet në afat të gjatë në App Store dhe Apple ka ndihmuar në kryerjen e këtij roli për të mbështetur këtë sukses, edhe nëpërmjet çmimeve si këto./monitor/