Lana Del Rey mbërriti në Variety's Hitmakers Awards të shtunën për të pranuar çmimin prestigjioz.

Por në vend që të shfaqej e veshur me fustanet luksoze nga stilistët e famshëm në tapetin e kuq, ajo zgjodhi një fustan të shkurtër me lidhëse në ngjyrë jeshil, ndërsa sipër mbante një xhaketë të zezë të gjerë.

Fansat në mediat sociale vunë re menjëherë se fustani i Del Rey ishte nga marka e njohur e modës së shpejtë Shein. Sipas faqes së internetit të markës, çmimi ishte rreth 18 dollarë.

“Absolutisht e humba mendjen te Lana Del Rey e veshur me një fustan Shein prej 18 dollarësh në Variety Awards”, shkroi një person në Twitter, së bashku me fotot të pamjes së yllit, krahas asaj të modeles së Shein.

“Lana me një fustan Shein do të jetë përgjithmonë ikonë. Për çfarë i shpenzon paratë e saj?” pyeti një tjetër.

Ndërsa një i tretë u tall: “Lana Del Rey duke rrëmbyer çmimin e Dekadës me një xhaketë të vjetër dhe një fustan Shein. Mbretëreshë.”

Kjo nuk është hera e parë që Del Rey del në tapetin e kuq me veshje të lira. Kush mund ta harrojë kur ajo u shfaq në Grammy 2020 me një fustan me rruaza argjendi që e kishte blerë në minutën e fundit në një qendër tregtare?!