Filmi “Zgjoi” (në anglisht ‘Hive’) është në futur në listën e ngushtë të filmave të nominuar në "Oscars" për çmimin "Filmi më i mirë ndërkombëtar", duke e bërë Kosovën për herë të parë pjesë të listës.

Filmi me regji të Blerta Bashollit, është shpallur fitues i 3 çmimeve në Sundance Film Festival dhe ka rrëmbyer edhe çmime të tjera të rëndësishme.

“Zgjoi” garon bashkë me 15 filma të tjerë botëror në kategorinë International Feature Film, ku ishin të pranueshëm filma nga 92 vende.

Një reagim për këtë arritje të madhe ka ardhur edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka shkruar në rrjetet sociale:

“'Zgjoi’, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vjosa Osmani (@vjosa.osmani)

Votimi i nominimeve fillon të enjten, më 27 janar 2022 dhe përfundon të martën, më 1 shkurt 2022. Nominimet për çmimet Oscar do të shpallen të martën, më 8 shkurt 2022.

Ceremonia e 94-të Oscars do të mbahet të dielën, më 27 mars 2022, në Teatrin Dolby në Hollywood & Highland në Hollywood.