Festivali i Këngës në RTSH fillon sot edicionin e tij të 60-të. Eventi i njohur e i përvitshëm muzikor do të prezantohet për tri net me radhë. Sonte, në natën e parë, do të ngjiten në skenë 20 artistët pjesëmarrës, të cilët do të interpretojnë këngët e tyre, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit.
Juria, e cila do të vlerësojë këngët në këtë vit përbëhet nga: Anxhela Peristeri, Agim Doçi, Anxhela Faber, Osman Mula, Rozana Radi, Olsa Toqi dhe Olti Curri.
Festivalin mund ta ndiqni online në ekranin e RTSH 1 HD, RTSH Muzikë, në Radio Tirana 1, në Aplikacionin, si dhe në faqen e webit, tv.rtsh.al.