Disa fansa janë të bindur se Kylie Jenner tashmë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me Travis Scott. Kjo erdhi pas disa detajeve që fansat i morën si shenja se bebushi ka mbërritur, por është mbajtur sekret nga çifti.

Gjatë festimeve të Krishtlindjeve të familjes Kardashian, i fejuari i Kourtney-t, Travis Barker ndau në Story një foto të duke parë një film. Në këndin djathtas në pjesën e poshtme të imazhit duket një biberon i mbushur me qumësht.

Menjëherë pas këtij postimi (në dukje i pafajshëm), përdoruesit e mediave sociale filluan me teoritë e tyre rreth biberonit dhe shumë mendonin se mund t'i përkasë bebit të Kylie-t.

“Kylie duhet ta ketë lindur fëmijën e saj”, shkroi një përdorues i mediave sociale.

"Kylie përdori pikërisht ato biberona kur Stormi ishte e vogël", -tha një tjetër, duke iu referuar markës së tyre.

Po ashtu, në një video të postuar nga Khloe Kardashian gjatë Krishtlindjeve të familjes, fansat vunë re se Stormi ishte e vetmja që mbante një maskë në fytyrë. Shumë spekuluan se me siguri bebushi do të ketë ardhur në jetë, sepse ndryshe pse do t’i duhej një fëmije të mbante maskë.

Nëse teoritë e fansave janë të sakta, kjo do të thotë që Kylie – e cila besohej se do të lindte në fillim të vitit 2022 – e ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë në mënyrë sekrete. Kjo nuk do të ishte diçka e pazakontë, pasi Kylie e mbajti sekret kur priste Stormi-n dhe e dha lajmin rreth 5 ditë pasi ajo erdhi në jetë.