Dimri është në kulmin e tij dhe temperaturat e ftohta do të na shoqërojnë për disa ditë. I ftohti siberian po afron, ndaj duhet të jemi të përgatitur. Kujdesi ndaj vetes nuk duhet të mungojë kurrë, aq më pak këto ditë, ku temperaturat do të ulen ndjeshëm. Si fillim, duhet të ushqehemi shëndetshëm dhe në mënyrë të rregullt, të konsumojmë më tepër pije të ngrohta dhe të vishemi trashë.

Kujdesi për flokët, thonjtë, lëkurën e duart, të cilat janë të ekspozuara ndaj temperaturave të ulëta dhe acarit, kanë nevojë për mbrojtje shtesë. Sigurisht, ne na shqetësojnë ditët e ftohta, ndaj po ju japim disa këshilla në mënyrë që disa gjëra të mos mungojnë në çantën tuaj:


1. Mbani gjithmonë në çantë doreza për të mbrojtur lëkurën e duarve.
2. Mbaje me vete një kapuç dhe shall.
3. Mos harroni vazelinën e buzëve.
4. Mbani në çantë kremin e duarve.

Dhe, pa dyshim, shumë të rëndësishme, maska dhe dezinfekstues mbrojtës kundër Covid.
Do të dukeni më bukur dhe do ndiheni akoma më mirë.