Kylie Jenner është bërë gruaja e parë që arrin 300 milionë ndjekës në Instagram. Ariana Grande, e cila mbante më parë kurorën si gruaja më e ndjekur, tani është në vendin e dytë me Selena Gomez. Këngëtarët kanë nga 289 milionë ndjekës secila.

Instagram - krijuar në vitin 2010, nga Kevin Systrom dhe Mike Krieger, dhe blerë nga Facebook në vitin 2012 - tani ka 1.3 miliardë përdorues.

Jenner nuk ka qenë shumë aktive kohët e fundit në Instagram, megjithatë kjo nuk e ka ndaluar numrin e ndjekësve të saj të rritet.

Por sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, mbetet personi më i ndjekur në Instagram tani, me më shumë se 388 milionë ndjekës. Edhe kolegu i tij futbollist, Lionel Messi, e ka tejkaluar shifrën prej 300 milionësh. Llogaritë e tjera në top 10 i përkasin The Rock, Kim Kardashian dhe këngëtarëve Beyoncé dhe Justin Bieber.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Llogaria zyrtare, @Instagram, e cila shfaq fotografitë e preferuara nga krijuesit në mbarë botën, është llogaria me më shumë ndjekës, më shumë se 460 milionë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Instagram (@instagram)