Kryeqyteti mbetet në krye të listës së kuqe për sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19. Qytetarët presin në radhë për të kryer tamponin. Grupet e testimit janë gjithashtu në terren. Epidemiologu Rexhep Muja, identifikon zonat më rrezikshme të Tiranës, sa i përket infektimit me Sars Cov 2.

Zonat më të rrezikuara janë Astiri, Blloku, Kamza, Lapraka dhe Kinostudio”.

Për të përballuar fluksin e kërkesave nga qytetarët, krahas grupeve në terren, nga 7 Janari janë shtuar edhe pika të reja testimi pranë qendrave shëndetësore.

Janë shtuar edhe 21 pika në terren.”

Sipas epidemiologut, rastet më të shumta të infektimeve po konfirmohen në vatrat familjare apo institucione shtetërore, pasi kontaktet e shumta dhe qëndrimi për një kohë të gjatë në mjedise të mbyllura e rrit mundësinë e transmetimit të virusit.