Çmimet vjetore Grammy do të zhvillohen më 3 prill në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas, njoftuan organizatorët e shfaqjes të martën.

Grammy, momenti më i njohur mediatik i industrisë muzikore, ishte planifikuar për në 31 janar në Los Angeles. Në fillim të këtij muaji ceremonitë u shtynë mes një rritjeje të rasteve të Covid-19.

Emisioni do të transmetohet drejtpërdrejt nga CBS. Kjo është hera e parë që ceremonia e Grammy do të mbahet në Las Vegas.

Këtë vit kompozitori dhe drejtuesi i grupit Jon Batiste ka 11 nominime për Grammy, më shumë se çdo artist tjetër, dhe do të konkurrojë si për albumin ashtu edhe për rekordin e vitit. Të tjerë të nominuar janë Olivia Rodrigo, Justin Bieber, Billie Eilish dhe Doja Cat. 

Komediani Trevor Noah do të prezantojë eventin.

Çmimet Grammy u shtynë gjithashtu edhe në vitin 2021, kur në vend të janarit u ndanë në mars, nën masa të rrepta për të penguar përhapjen e virusit. Për shkak të ndryshimit të Grammy, çmimet CMT për muzikën country, të cilat fillimisht ishin planifikuar për në 3 prill, u shtynë gjithashtu.