Në fakt, nuk është më e pazakontë që konkurrentët në garë për kurorën e dashurisë të shkëmbejnë puthje me njëri-tjetrin. Ende pa u pozicionuar përfundimisht në një konkurrent të vetëm, duket se fronistët e ‘Love Story’ po i shijojnë romancat dhe takimet. Megjithatë, vajzat, si më të guximshme, e kanë gjetur disi djalin për të cilin kanë ndiejnë më shumë.

Daniela dhe Viliani kanë pasur disa takime bashkë, madje edhe kanë shkëmbyer shumë puthje.

Pasditen e sotme, nga “Love Story Talk’, Viliani i ka rrëmbyer Danielës një puthje në buzë. Kjo bëri që në studio të kishte mjaft reagime nga konkurrentët e tjerë të ‘Love Story’.

Eni Shehu: A ishte për t’i mbyllur gojën apo…?

Algerti: Me këtë që u bë, unë them se takimi im duhet të ketë një sqarim.

Ardi Asllani: Daniela, ti u mjaftove me këtë?

Daniela: Po dëgjoj. Kësaj Lilit nuk i mbyllet goja. Të lutem mos ndërhyj fare.

Algerti: Unë mendoj se kështu si e puthi Danielën, mund ta ketë puthur edhe Lilin, sepse unë e shoh se Viliani ka shkuar pas Lilit përderisa veprove kështu.

Dea: Unë mendoj se është standard i dyfishtë. Pse thoni tani se ka hyrë Lili mes Danielës dhe Vilianit, kur mund të ketë hyrë edhe Viliani mes Kristit dhe Lilit?

Kristi: Vilian, ke interes për Lilin ti dhe ka një aspekt këtu që më eksiton?

Viliani: Pse po ma bën këtë pyetje?

Lili: Kjo është situatë shumë eksituese.