E ftuar në emisionin “Rudina” ditën e sotme, fronistja e ‘Love Story’, Dea Vieri ka folur për eksperiencën e saj në program dhe ngjarjet e fundit, siç ishte largimi i Andit dhe Klaudias së bashku nga programi. Dea pranoi se ishte një ngjarje e papritur për të gjithë, duke qenë se askush nuk e kishte kuptuar që mes tyre kishte nisur të lindte një ndjenjë.

E pyetur nga Rudina nëse ajo u bë xheloze për këtë zgjedhje të Andit, me të cilin Dea kishte pasur takim, ajo tha se nuk kishte ndierë asnjë lloj xhelozie, përkundrazi është shumë e lumtur për ta.

“Jo, jo, aspak! Unë nuk xhelozoj në këto raste. Për mua e rëndësishme është që dikush ta gjejë lumturinë, edhe nëse jo me mua”, -u shpreh Dea.

Ajo e mbylli duke i uruar lumturi çiftit të ri.

LEXONI EDHE:

E papritur! Del çifti i parë nga 'Love Story' për të vijuar historinë e tyre të dashurisë jashtë