Modeli i flokëve bisht mund një jetë shumë klasik, por është po ashtu një nga mënyrat që dëmton flokët dhe skalpin: "Trendi i flokëve të kapur bisht dhe shumë të shtrënguar është mënyra më e thjeshtë për në palestër, vrap apo çdo stërvistje tjetër”,- thotë Dr. Tsippora Shainhouse, dermatologe në Repartin e Dermatologjisë në Beverly Hills.

Fajtore për këtë model flokësh është ajo që mund të mos e kesh dëgjuar ndonjëherë: tërheqja alopecia, e cila i referohet humbjes së flokëve, si rezultat i tensionit pas tërheqjes së fortë. Kur i tërheq flokët për t’i lidhur bisht, rrezikon që shumë prej fijeve të këputen. Por nuk është ky rreziku më i madh.

Pas këtij modeli, i rrezikshëm për këputjen e flokëve janë edhe gërshetat e tërhequr dhe çdo model tjetër që mund të përdorësh duke tërhequr flokët.

Humbja e flokëve me tërheqjen alopecia largon të gjithë lagështirën në lëkurën e kokës, por Shainhouse thotë se nese praktikon gërshetat e ngushta, rënia e flokëve ka më shumë gjasa të ndodhë në anët e kokës, duke përfshirë zonën ballore dhe veçanërisht zonën mbi veshët.

Nëse të dhemb koka nga ky lloj modeli që mban zakonisht, atëherë flokët nuk duhet t’i lidhësh shumë ngushtë”,- thotë Shainhouse.

Dhe ajo që është më e rëndësishmja, sipas dermatologes, është se dëmi nuk është gjithmonë 100 për qind i riparueshëm, veçanërisht nëse këto lloj modelesh i bën vazhdimisht. "Tërheqja e vazhdueshme e flokëve mund të ketë rezultate serioze më vonë, aq sa mund të çojë deri në humbje të përhershme të flokëve”,- shton Shainhouse.

Kështu, më i rëndësishëm është gjithmonë parandalimi. Shainhouse jep disa këshilla për të shmangur tërheqjen alopecia:

1. Përdor kapjen e flokëve vetëm për të qenë më rehat. Gërshetat dhe bishti janë shumë në rregull për aq kohë sa nuk shtrëngojnë lëkurën.

2. Mos e përdor këtë stil flokësh çdo ditë.

3. Shmang tërheqjen e fortë dhe stilet e komplikuara që të sjellin dhimbje koke. Ndërsa i kap flokët, mos përdor furça për t’i shtrirë më mirë, sepse ato këpusin fijet edhe më shumë.

4. Mos përdor extensions. Është një metodë e cila është përdorur për të maskuar flokët e hollë, por kjo është pikërisht ajo që nxit edhe më shumë tërheqjen alopecia. Edhe me to duhet treguar shumë kujdes, sepse mund të çojnë në rënie flokësh. Kështu që extensions, vetëm në raste të veçanta.