Zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka zbuluar më shumë detaje rreth lajmit për arrestimin e këngëtares Fjolla Morina ditën e sotme, duke thënë se është lënë e lirë nga Prokuroria e Prishtinës.

Daut Hoxha, zëdhënësi i policisë së Kosovës, ka konfirmuar se këngëtarja kosovare u ndalua për një verifikim duke shtuar se është liruar me procedurë të rregullt ligjore.

Personi i permendur është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marrë parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit është lënë e lirë. Për detaje tjera lutemi që të ju adresoheni organeve të drejtësisë”, tha Hoxha për mediat kosovare.

Mediat kosovare publikuan lajmin rreth arrestimit të Fjolla Morinës në Prishtinë. Sipas avokatit të saj, Fanol Krasniqi, këngëtarja ishte shoqëruar në komisariat, por pa dhënë arsyen.

Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor. Një zyrë e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizu urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzu ekstradimin, tash po presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestume”, ka thënë Krasniqi për Paparacin.

Menjëherë pas lajmit reagoi edhe vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram. Ajo publikoi një foto nga dyqani i saj në Kosovë, krahas së cilës shkroi: “Tek dyqani jam