Marrëdhënia nuse-vjehrrë mund të jetë e komplikuar ndonjëherë dhe jo pa shkak. I kujt është “faji”, shpesh vështirë të thuhet. Por në disa rrëfime në Whisper, vjehrrat kanë treguar anën e tyre jo dhe aq të këndshme në lidhje me raportin që kanë me nuset. Whisper është vendi ku gjithkush mund të rrëfëhet, pa pasur frikë se identiteti i tij do të zbulohet dhe ka qenë vendi ku vjehrrat kanë gjetur mundësinë të flasin për mospëlqimin që kanë ndaj partnerëve të fëmijëve të tyre.

“Nusja ime dhe familja e saj janë një tufë plehrash (të bardhë) dhe nuk mund t’ia tregoj kurrë tim biri sa i paragjykoj.”

“Ime bijë u martua me djalin që duhet të ishte ndarë që në gjimnaz. Ai është aq i paaftë saqë ndihem shumë në siklet për vajzën time.”

“Është gjë e keqe që jam mërzitur që nusja ime mbeti shtatzënë para sime bije?”

“E urrej dhëndrin tim dhe uroj që ai të dashurohet me dikë tjetër dhe të largohet nga vajza dhe nipi im.”

“Gjithmonë e kam ditur që sime bije i pëlqenin burrat e pasur dhe të mëdhenj në moshë, por kur mora vesh që dhëndri im ishte më i madh se unë, u tmerrova.”

“Nuk më pëlqen bashkëshortja e tim biri, pasi është e pasjellshme dhe mendjemadhe. E toleroj vetëm që të mos prish marrëdhënien me tim bir.”

 “Dhëndri im është shumë narcist dhe nuk e kuptoj se çfarë sheh tek ai ime bijë.”

“Rrëfimi im? Jam shumë e lumtur që nusja ime shumë shpejt do të jetë ish-nusja ime. Ajo është njeriu më i mërzitshëm në botë dhe jam e lumtur që edhe im bir, më në fund, e kuptoi.”

“Dhëndri im është një përtac endacak. Nuk e di se si do t’ia sigurojë jetën sime bije, sidomos nëse bëhen me fëmijë.”

“Dhëndri im është një njeri me vese që kërkon vëmendje.”