Ndonëse performanca ishte mjaft e zjarrtë, me fishekzjarre e shpërthime dritash, ajo që tërhoqi vëmendjen gjatë mbrëmjes së dytë të Eurovisionit ishte puthja e Achille Lauro, i cili përfaqësonte shtetin e San Marinos.

31-vjeçari Achille Lauro, emri i vërtetë Lauro De Marinis, ndezi skenën me këngën e tij “Stripper”, por momenti që nuk u shpëtoi syve të mijëra ndjkësve ishte puthja në buzë me kitaristin e bandës së tij.

Menjëherë pas performancës vërshuan komentet në rrjet. Me të tjerave, ndjekësit thanë se kjo ishte e para puthje homoseksuale në Eurovision, ndaj edhe përbën një moment historik.

Punë të mbarë, San Marino! Thyejini normat!”, “Kemi bërë një rrugë të gjatë, një puthje homoseksuale në #Eurovision?", – ishin disa prej mesazheve që e përshëndetën këtë veprim të guximshëm, por edhe shumë të tjerë nuk e përqafuan idenë e konkurrentit të San Marinos, madje mes këtyre të fundit kishte edhe nga ata që mendonin se San Marino duhet të marrë një gjobë të majme.