Pasditen e kësaj të diele janë ndier lëkundje tërmeti në Tiranë, por edhe në zona të tjera përreth. Sipas IGJEUM, tërmeti ishte me magnitude 3.3, me thellësi 10 km. Epiqendra ishte 2.1 km nga Kruja.

Qendra Sizmologjike Euromesdhetare raporton se tërmeti u regjistrua  në orën 17:25 minuta, 18 km larg nga Tirana dhe 15 km larg nga Kruja.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek banorët, por deri tani nuk raportohet për dëme materiale.