Rreth një muaj më parë, Valdrin Sahiti publikoi koleksionin e ri Pranverë/Verë 2022. Koleksioni i quajtur “Valdrin Sahiti Black” ishte i punuar me kujdes në çdo detaj. Dhe pas një suksesi vjen edhe qershia mbi tortë - që ishte sfilata “Call Me Zote” e mbajtur dje në Prishtinë.

Një mbrëmje e mbushur me yje, të gjithë për të mbështetur punën e madhe të stilistit Valdrin Sahiti, i cili e ka treguar se nuk njeh kufij. Veshjet e prezantuara gjatë sfilatës ishin të gjitha mbresëlënëse dhe dimë të themi vetëm se duhet të përgatitemi t’ua shohim të veshura vajzave më të famshme në botë! Sepse tani nuk çuditemi më duke i parë krijimet VS në ngjarjet më të lakmuara në planet.

Diva Beyonce ka zgjedhur dy herë krijimet e Valdrinit. Motrat Kardashian-Jenner, Cardi B, Chrissy Teigen, Bella Thorne, Paris Hilton, Winnie Harlow e shumë emra të tjerë po kaq të njohur janë veshur me VS. Prandaj e dimë me siguri se krijimet që pamë në sfilatë, do të pushtojnë shumë shpejt tapetet e kuq të Hollywood-it.

Ajo që pamë mbrëmë, është vetëm maja e ajsbergut...

LEXONI EDHE:

Si u veshën VIP-at në sfilatën e Valdrin Sahitit