Pak ditë më parë, lajmi se Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj do të bëhen prindër u përhap me shpejtësi në rrjet, ndonëse dy këngëtarët nuk dhanë asnjë deklaratë publikisht. Arsyeja ishte se shumë shpejt, ata do të konfirmonin lajmin e bukur përmes këngës së tyre të re.

“Ama”, projekti më i ri i Enit dhe Gencit, sapo është publikuar dhe duket që ka brenda një histori personale të çiftit simpatik: “Ne nuk jemi çift, ne jemi familje” – thuhet ndër të tjera në tekstin e këngës.

Dhe tashmë, gjithçka duket se po shkon drejt familjes, bashkë me një pjesëtare të re që pritet të vijë së shpejti në jetë.

Fundi i videos shfaq momentin kur Eni dhe Genci zbulojnë edhe gjininë e fëmijës. Pasi plaset një tullumbace e zezë, dalin prej andej letrat rozë. Eni dhe Genci do të bëhen prindër të një vajze.

Lajmin e bukur e ka ndarë edhe motra e Enit, Greta Koçi, e cila shkruan: “Unë do bëhem teze”.