Java do të nisë me kthjellime e vranësira të cilat në zonat malore e kodrinore do të marrin karakter të dendur. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në këto zona gjatë pasdites së ditës së hënë prashikohen reshje shiu e shtrëngata. Lokalisht reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe breshërit me shkarkesa elektrike.

Ndërsa ditën e martë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë vendin.

Në ditët e ardhshme do të jenë të pranishme kryesisht vranësirat e larta shtresore të cilat do të sjellin praninë e zagushisë.

Temperaturat do të pësojnë rritjet si më poshtë duke i bërë këto ditë të fundit të pranverës të ndihen si ditë vere.

Era parashikohet të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut e lehtë dhe mesatare, duke sjellë një valëzim të forcës 3 ballë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak