Me fundin e pranverës dhe fillimin e verës, të gjithë po kërkojnë ngjyra më të theksuara për sezonin e ngrohtë.

Por ky është rasti kur të famshmit të vijnë në ndihmë. Moda e tyre gjithmonë na bën ne të tjerëve të jemi ‘vrojtues’ të mirë për t’u kthyer pastaj në ‘kopjues’ të mirë. Të gjitha vajzat e njohura, nëpër pasarelat dhe tapetin e kuq të eventeve të fundit kanë zgjedhur të vishen seksi, por edhe të jenë tërheqëse për syrin.

Cila është e përbashkëta? Pink!

Në evente të veçanta apo thjesht për një mbrëmje të rastësishme, ngjyra duket se komplimenton pothuajse këdo që vendos ta veshë atë. Nga fustanet e stilistëve të mbrëmjes, fustanet mini, kostumet me pantallona, por edhe veshje të tjera casual, pink është zgjedhja që mund të shkojë me çdo veshje.

E vetmja ngjyrë që bëhet menjëherë e paharrueshme sa herë që dikush e vesh atë në publik.