Në fakt, po të kërkosh në internet, mund ta gjesh edhe Rudina Magjistarin me fustan të bardhë, por nuk ka qenë dasma e saj. Në fakt, Rudina nuk ka bërë një ceremoni me fustan të bardhë dhe mbrëmjen e sotme, nga Piter Pani, ajo iu përgjigj pyetjes së fëmijëve edhe për këtë pjesë:

“Në fakt, nuk kam bërë ceremoni, sepse Mia erdhi shumë shpejt, madje edhe kur mësova që po vinte Mia, isha ende në punë dhe në momentin që mbaroi sezoni, unë u ktheva pas një viti. Por nuk i dihet edhe asaj, kështu që mbeten të hapura këto përgjigje...” – tha Rudina duke lënë të kuptohet se nuk e ka mbyllur përfundimisht çështjen e dasmës dhe fustanit të bardhë.