Astrologia Meri Shehu, në këtë fund muaji na njeh me parashikimin e yjeve për muajin qershor. Ajo ka renditur shenjat nga ajo me më pak fat te ajo që ka grumbulluar shkëlqimin e planetëve. Qershori pritet të jetë një muaj ngjyrash, thotë astrologia për “Rudina” në Tv Klan.

Qershori është i mbarë, por ka një prapaskenë të vogël në datën 14, sepse Hëna e plotë në Shigjetar bën një katërkëndësh me Neptunin. Të gjithë do kenë një lojë apo surprizë të papritur nga pas. Është një muaj me revansh dhe me energji të hapur do nxjerrim çdo gjë brenda nesh dhe do kërkojmë të jetojmë fuqishëm.

12. Shigjetari

Hëna e plotë në këtë shenjë jep mundësi për shenjat e zjarrit por një prapaskenë e madhe do i bëjë ta përjetojnë fort në mes të Qershorit. Hëna e re në Binjak i jep mundësi për kontakte të reja por janë të paqëndrueshme. Binjaku nuk ka stabilitet të madh.

11. Bricjapi

Afërdita në Dem gjatë qershorit do jetë e bukur por do përballet me Saturnin e Ujorin duke këputur shpresat në çështjet sentimentale e ekonomike për shenjat e Tokës. Aty ku kishte optimizëm të madh  nuk do e marrin dot sepse marrëveshjet ekonomike do kenë risk të madh.

10. Demi

Afërdita në shenjën e tyre do ndikohet nga Mërkuri i kundërt deri më 3 Qershor dhe Urani në Dem e Saturni në Ujor do i përballë fort. Duhet të kenë shumë kujdes në marrëdhëniet personale e ekonomike.

9. Gaforrja

Kanë një ngritje të lartë, publicitet, famë, Jupiteri në Dash bërtet shumë. Gaforret duhet  të kenë kujdes punën dhe shëndetin, energjia e shpenzuar, pa strategji dhe me mungesë përqendrimi do sjellë problem sepse nuk dinë çfarë shpenzojnë dhe si.

8. Peshqit

Do marrin pjesë në prapaskenat e qershorit. Hëna e plotë në Shigjetar do i bëjë të kërkojnë të rregullojnë, por në vend të kësaj do prishin më tepër. Duhet të kenë kujdes në karrierë dhe punët e shtetit apo persona që janë të lidhur me të.

7. Akrepi

Si shenjë Uji, nuk po favorizohet shumë gjatë qershorit. Do ketë paqartësi në marrëdhëniet familjare e erotike. Do gjejë një mospëlqim apo zhgënjim, sidomos në mes të muajit. Një çështje ekonomike, një riskim i madh duhet t’i sjellë në vëmendje që mos të japin më shumë se sa duhet apo të entuziazmohen së tepërmi.

6. Peshorja

Marsi dhe Jupiteri përballë iu sjellin një verë shumë të fuqishme. Martesa të hareshme e të shpejta dhe ndarje të vështira i presin, por do ketë energji e antagonizëm. Duhet të merren me veten që të dinë të përballen dhe të menaxhojnë të tjerët në raport me veten. Kontaktet me jashtë do jenë të favorizuara.

5. Dashi

Duhet të ishin më lart sepse Marsi e Jupiteri në shenjën e tyre do i bëjë të përfolen shumë, por Afërdita në Dem iu jep pasiguri ekonomike. Kur nuk kanë para nuk funksionojnë normalisht dhe nuk janë të gëzuar. Mërkuri i kundërt në Dem sjell pengesa ekonomike që në fillim.

4. Luani

Shumë dashuri, aktivitet, larmishmëri, udhëtime, kontakte me jashtë. Hëna e plotë në Shigjetar sjell një dashuri të re. Nuk mund t’iu thuash diçka sepse nuk do e marrin parasysh ngaqë do jenë të zënë duke shijuar momentin. Ata vetë janë të parapërgatitur për zhgënjime dhe do iu dalë e kundërta, nuk do e përjetojnë keq.

3. Ujori

Janë në kombinim të hareshëm sepse marrin mesazhe, dëshirë për të lëvizur, ekonomi, kontakte t shumta e energji rinore. Hëna e plotë në Shigjetar iu sjell mundësi për njohje e investime të rëndësishme. Kujdes me datën 14 sepse mund të hasin një zhgënjim, por do shkëlqejnë në dashuri.

2. Virgjëresha

Afërdita përplaset me Demin, por Virgjëresha merr energjinë pozitive. Do kenë stabilitet në jetën personale, ekonomike dhe do kenë ringritje. Marsi e Jupiteri në shtëpinë ekonomike iu sjellin mjaft përfitime. Do kenë shumë shpenzime, por të këndshme nga të cilat nuk do ndiejnë çekuilibrim sepse do jenë në lëvizje.

1. Binjakët

Dielli shkëlqen në shenjën e tyre dhe energjia e Dashit dhe Hëna e plotë e Shigjetarëve do i bëjë ta marrin veten mirë. Fejesa, martesa të bukura, propozime shumë romantike, por edhe një zhgënjim të madh. Nëse nuk kanë marrëdhënie me Peshqit mund të marrin energji të mirë. Mërkuri do kthehet i drejtë  pas datës 3 dhe i jep përparësi planeve e projekteve dhe do kenë kontakte e udhëtime, si dhe gjëra të rëndësishme për të bërë.