Nëse ju themi Zen, me siguri në mendje ju vjen gjithçka që lidhet me paqen, energjinë e mirë dhe qetësinë shpirtërore. E tillë është edhe Zen House – ‘shtëpia’ ku do të fitoni balancën e mendjes, shpirtit dhe trupit!

Zen House është një klinikë mjekësore ku ndërthuren tri fusha të ndryshme të mjekësisë; Dermo-Estetika, Kiropraktika dhe Mjekësia Natyropatik. Një përzgjedhje gjithëpërfshirëse trajtimesh që mbështet qasjen holistike të ZEN për balancën e trupit, mendjes dhe shpirtit. Me pak fjalë, gjithçka që do t’ju bëjë të ndiheni mirë fizikisht dhe shpirtërisht, sepse Zen kujdeset jo vetëm për bukurinë, por edhe për shëndetin tuaj.

Zen gjendet në Tiranë prej shtatorit të vitit të kaluar, por është një koncept më i hershëm dhe i vjetër, i krijuar dhe ushqyer me pasion derisa më në fund erdhi në jetë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zen House Medical Therapy (@zenhouse.al)

Zen House sjell teknologjitë më inovatore që janë një risi në Shqipëri. Mjekët dhe stafi i specializuar janë dedikuar për të ofruar shërbime të provuara dhe mbështetura shkencërisht dhe rezultate të standardeve të larta. Kjo shkon paralelisht me mantrën e Zen për të praktikuar rregullisht dhe në mënyrë të qëndrueshme kujdesin ndaj vetes dhe për të marrë vendime të ndërgjegjshme të përditshme për të paraqitur versionin më të mirë – më të sigurt – të vetes.

“Mënyra më e mirë për t’u kujdesur për të ardhmen është të kujdesesh për momentin e tanishëm” – është filozofia e Zen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zen House Medical Therapy (@zenhouse.al)

Mesazhi i mirëqenies së përgjithshme jepet qartë duke nisur që nga logoja e Zen House, e frymëzuar nga simboli i rrethit Enso, i quajtur ndryshe rrethi i jetës me tërësinë e mesazheve që mbart – atë të forcës, elegancës, gjendjes shpirtërore e mendore. Çdo gjë që klinika ofron për ju!

Zen House është krijuar për të përmbushur çdo nevojë tuajën, përmes shërbimeve që ju mundësojnë të qëndroni gjithmonë të bukur dhe të shëndetshëm.

Siç thotë Zen,

“Trupat janë vepra arti, por bukuria e tyre duhet ruajtur”.