Pak kohë pasi një prej stileve më të pëlqyera, "Botticelli”, pushtoi të gjithë rrjetin, tani vjen një tendencë e re, "Botticelli bob”.

Është një stil që u mundëson flokëve të jenë më të shkurtër e më të freskët në verën e nxehtë.

Me siguri, i keni parë të famshmit ta sjellin në nuanca të ndryshme me këtë variant. "Botticelli" bob është zgjidhja më e mirë e kësaj vere; modern, joshëse dhe, mbi të gjitha komode.

"Në fillim të vitit, ne pamë tendencën e flokëve të gjatë dhe të pastrukturuar, me onde “Botticelli”, te persona të famshëm si Kaia Gerber dhe Sophie Turner",- thotë Tom Smith, stilist i famshëm dhe drejtor kreativ i “Evo Hair”. Stili është i shpupurisur, por elegant dhe shumë natyral. “Këtë verë, ndërsa moti po ngrohet çdo ditë e më shumë, ka kuptim vetëm që ne do të fillojmë ta shohim këtë trend të funksionojë më mirë se të tjetët, pasi shndërrohet në flokë më të shkurtër”,- thotë Smith.

“Botticelli” bob kakarakterizohet nga ‘valët’ të zgjatura dhe të shtrira. Mund ta ruani ende stilin e ondeve të gjata, por nëse po përpiqeni të reduktoni nxehtësinë këtë sezon, Smith rekomandon përdorimin e trukut më të vjetër: me flokë të shkurtër.

“Mbajini flokët tuaja të valëzuar natyrale (nëse i keni) për të krijuar një bob që lejon stilin Botticelli”,- këshillon Smith.