Vera e nxehtë është është gjithmonë një lloj pushimi edhe për sa u përket programeve televizive. Sezoni i gjatë vjeshtë-dimër ndien nevojën edhe për disa kohë qetësie për të rifituar energjitë që sërish ekrani i kërkon në sezonin e ri. Ama kur është fjala për Xhani Shqerrën dhe programet që ai prezanton, kjo “teori” nuk qëndron. Ku është vera dhe freskia, është edhe Xhani.

I apasionuar pas jetës së bukur dhe promovimit të vlerave të saj, Xhani gjen në çdo sezon hapësira për të përçuar te publiku i tij formate mjaft interesante, të cilat fokusohen në stilin elegant të jetës. I pari dhe i vetmi me një profil kaq specifik të programeve që sjell në ekran; travel, lifestyle, Xhani sjell në Tv Klan formatin “Bel Mondo”, pas disa sezoneve të suksesshme në Klan Plus. Pauza e pandemisë dhe një angazhim i Xhanit në Top Channel, bënë që “Bel Mondo” t’i mungonte publikut për pak kohë, por këtë verë, udhëtimet e çdo këndi të botës do t’jua bëjnë edhe juve verën më të freskët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ????? ??????? (@xhanishqerra)

Programi që mban autorësinë e tij do të vijë çdo të shtunë për të zbuluar dhe promovuar vlerat dhe vendet e bukura kudo në botë.

“Bel Mondo” është një program tipik për emrin që mban. Ai trajton me vërtetësi anën e bukur të jetës, qëndron tek estetikja, por pa anashkaluar përmbajtjen, ashtu sikundër thekson stilin elegant, të cilin mund ta gjesh kudo nëpër botë.

Duket se në këtë program Xhani ka gjetur veten më shumë se çdo herë tjetër. Përvoja e gjatë në ekran dhe studimet e ndihmojnë në këtë rast të bëjë bashkë pasionin për lifestyle-n, por edhe për situatat e ndryshme që vetë formati do të gërshëtojë në vazhdimësi javë pas jave.

Me siguri, të gjithë keni nevojë për pjesën e bukur të botës – atë që përcillet me vërtetësi dhe me elegancë, si në “Bel Mondo”.

Natyrisht, “Bel Mondo” s’mund të kuptohet pa surpriza, por Xhani këto ende nuk i zbulon, kështu që mbetet të presim të shtunat për të zbuluar botën e bukur. Këtë të fundit, moderatori i njohur, tashmë e ka kthyer në mision.