‘Goca dhe Gra’ ka pasur sonte temë diskutimi vështirësitë e grave të divorcuara dhe me fëmijë për të rigjetur dashurinë. Në një moment dikush e quajti ‘sakrificë’ faktin që mund të lidhesh me dikë me fëmijë, por Armina Mevlani nuk mendon kështu.

Nuk e kam fare problem dhe nuk e shoh si sakrificë që ka fëmijë. Duhet të ndryshojë, këtë mesazh duhet të çojmë. Nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë”,-tha ajo.

Partneri i Arminës, Shkëlzen Berisha, është baba i dy fëmijëve, Medina dhe Lajdon, nga martesa e tij e parë. Pak javë më parë,  Armina tregoi se nuk pretendon të jetë një nënë për ta. “Unë i kam njohur që 9-vjeç. Nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht”,- u shpreh Armina.