Kushdo e njeh rëndësinë e ngjyrave dhe se si ndikojnë perceptimin për personat që i kanë veshur. Zgjedhja e veshjes perfekte për një event është vetë e vështirë, shtoji dhe efektin psikologjik të ngjyrave dhe bëhet gati e pamundur.

Por për të qenë e sigurt, ti mund të zgjedhësh ngjyrat bazike. Ose klasike. Kokë e këmbë me të zeza, me ndonjë detaj të bardhë është uniformë e suksesshme. Dhe tani një studim po mbështet atë që kemi ditur: e zeza është më e mira.
Kompania britanike Buy T-Shirts Online (një furnitor për kompanitë si American Apparel) drejtoi një sondazh me 1,000 persona, të cilëve iu kërkua të kombinonin ngjyrat me tipare të personalitetit.

E zeza ishte në krye për gati çdo cilësi pozitive, përfshirë vetëbesimin, inteligjencën apo të qenit seksi, që e bën atë zgjedhjen e parë për gjithçka nga intervistat e punës, te takimet e para e deri te dasmat. Në rast se po pyet për besueshmërinë e këtyre rezultateve, faqja Quartz vë në dukje që preferenca dhe fuqia pozitive e së zezës është vërtetuar edhe nga studime shkencore të besuara të së shkuarës.

E kuqja ishte preferuara e meshkujve te gratë, kur pyeten cila u duket më tërheqëse te seksi tjetër. Edhe gratë kanë zgjedhur ngjyrën e pasionit kur pyeteshin si do ndiheshin më seksi në takimin e parë. Megjithatë, arroganca dhe mungesa e inteligjencës ishin gjithashtu cilësi shumë të shoqëruara me këtë ngjyrë të guximshme, duke e bërë një opsion të pavlerë për mjediset profesionale.

Ngjyrat që nuk duhet të veshësh absolutisht kur përpiqesh të bësh përshtypje: portokallia dhe kafja. Sepse portokallia nuk është absolutisht e zeza e re.